Arrestohet trafikanti tentoi te kalonte ne Greqi 1 ton droge

Policia e kryeqytetit në bashkëpunim me forcat RENEA kanë bërë të mundur arrestimin e Ardian Halilit nje prej te akuzuarve kryesore si poseduesi i sasisë prej 1 ton marijuane të sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në operacionin e koduar ‘Koordinata’ me datën 7 shkurt te vitit 2011.
“Strukturat e Hetimit të Krimeve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe forcat e Repartit Special “RENEA kanë bërë të mundur në Tiranë, arrestimin e shtetasit shumë te kërkuar Ardjan Petrit HALILI, vjeç 41, lindur dhe banues në Tepelenë.I lartpërmenduri është person i shpallur në kërkim, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Trafikim të lëndës narkotike” të kryer në bashkëpunim” tha zëdhënësi i policisë së Tiranës, Arben Nasufi.
Gjate operacionit te kryer ne muajin shkurt Halili kishte arritur t’i shpëtonte post-bllokut të policisë në fshatin Dervican duke u larguar nga automjeti i tij fuoristradë.
Ndërkohë një ditë më parë u arrit arrestimi i bashkëpunëtorit dhe të afërmit të tij Artan Bresha 34-vjeç nga Tepelena, i cili u arrestua në flagrancë pasi u kap duke transportuar 820 kg drogë në drejtim të Sarandës.
Arrestimi i Ardian Halilit u krye ne afersi te Fakultetit Ekonomik.
Julian Kasapi