E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i Boboshtices shtyhet gjyqi per here te peste

Është shtyrë për herë të pestë proçesi i gjykimit të tre personave të akuzuar për dhunimin e varreve të fshatit Boboshticë në Korçë  dhe për ndërtim pa leje mbi to. Përsëri shkak për shtyrjen e këtij proçesi gjyqësor është bërë mungesa e të pandehurit Alqi Korroveshi, një nga punëtorët që ka kryer punimet në këto varreza.

Ndërkohë që është vendosur që Korroveshi në seancën e ardhshme që është vendosur të zhvillohet në 23 mars të sillet në gjykatë forcërisht nga policia gjyqësore.

Gjatë pesë muajve nuk është zhvilluar asnjë seancë e këtij proçesi gjyqësor pasi ka pasur mungesa të herëpashershme të të akuzuarve dhe të avokatëve të tyre mbrojtës.

Ndërkohë avokati mbrojtës i Naum Dishos kryetari i Shoqatës “Omonia” në rrethin e Korçës eshtë larguar dhe ai do të mbrohet nga avokati Nevzat Tarrelli. Disho akuzohet se ka qënë urdhëruesi dhe personi që ka paguar këto punimeve mbi varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë.

Skandali me varrezat e Boboshticës pati fillimin e tij me ndërtimin e një memoriali nga shoqata “Omonia” në varrezat e këtij fshati në nderim të prehjes aty të eshtrave të dy  ushtarëve greke, të varrosur në vitin 1940.

Banorët e Boboshticës mohuan që në varrezat e fshatit të tyre të kishte ushtare grek të varrosur pasi eshtrat e tyre ishin tërhequr nga familjet shumë vite më parë.

Jorgjeta Gjanci        
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›