Pritet te vazhdojne bisedimet ndermjet Kosoves e Serbise

Per me se dy ore delegacionet e Prishtines dhe Beogradit kane diskutuar te henen ne Bruksel ne kuader te bisedimeve per zgjidhjen e ceshtjeve praktike te interesit te perbashket. Bisedimet e filluara mbreme qe do te vazhdojne edhe sot jane te parat qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves tre vjet me pare e cila vazhdon te kundershtohet nga Serbia.
Takimi eshte mbajtur me dyer te mbyllura ne zyren e ndermjetesuesit te Bashkimit Evropian diplomatit britanik Robert Cooper zyrtar i larte ne kabinetin e baroneshes Catherine Ashton perfaqesuese e e larte per politike te jashtme te Bashkimit Evropian. Ne takim ishte edhe Zevendes-ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit Thomas Countryman.
Ne takimin e pare eshte biseduar per regjistrat civil dhe dokumentet kadastral ndersa sot pritet te diskutohen edhe ceshtjet e doganave hapesires ajrore dhe te marreveshjes per tregti te lire ne Evropen Qendrore e njohur si CEFTA e cila gjate ketij viti do te drejtohet nga Kosova.
Delegacionin e Prishtines e kryeson zevendeskryeministrja Edita Tahiri kurse ate serb drejtori politik ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Serbise Borko Stefanovic. Te dy zyrtaret thane se do ti qasen procesit te bisedimeve ne menyre konstruktive ne funksion te permiresimit te jetes se qytetareve. Zyrtaret Evropian thane se qellim i bisedimeve eshte nxitja e bashkepunimit dhe afrimi i Kosoves dhe Serbise me Bashkimin Evropian.
Pritjet e paleve megjithate jane te ndryshme. Prishtina hedh poshte cdo mundesi te bisedimeve per statusin politik dhe teresine tokesore te Kosoves ndersa Beogradi shpreson qe ne nje periudhe te mevonshme te hap edhe ceshtjet politike per te arritur sic thuhet nje kompromis historik per ti dhene fund konfliktit ndermjet serbeve dhe shqiptareve.
Delegacioni i Prishtines shkoi me disa ore vonese ne takimin e se martes per shkak se Parlamenti i Kosoves nuk arriti nje pajtim per nje dokument rreth bisedimeve. Parlamenti ka caktuar te enjten seancen ku pritet te diskutohet per miratimin e nje Rezolute ne mbeshtetje te bisedimeve me Serbine. Opozita kerkon pergatitjen e nje platforme te qarte te bisedimeve ndersa nje pjese e saj kundershton perfshirjen ne to derisa Serbia nuk ploteson disa kushte perfshire njohjen e pavaresise se Kosoves dhe shperberjen e strukturave te saj paralele.