E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia mbështet krijimin e shtetit palestinez

Greqia mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez, i cili me kufij të sigurtë do të jetojë në paqe dhe marrëdhënie të mira me Izraelin. Kështu deklaroi presidenti grek, Karlos Papulas, pas takimit në Ramallah me presidentin palestinez Mahmud Abas, publikoi gazeta athinase “To Vima”.

Papulas qëndroi për vizitë zyrtare në Izrael dhe Palestinë. Ai shfaqi shqetësimin për qoksokakun në të cilën kanë hyrë negociatat paqësore izraelite-palestineze, por i përshëndeti përpjekjet e presidentit Abas, për krijimin e institucioneve shtetërore dhe kthimin e unitetit të popullit palestinez.

Presidenti palestinez e quajti Papulasin mysafir dhe mik të madh dhe e falënderoi për përpjekjet e Greqisë për zgjidhjen e problemit palestinez. Ai theksoi se nëse nuk do të ketë marrëveshje me Izraelin, atëherë palestinezët do të kërkojnë zgjidhje në Kombet e Bashkuara, në muajin shtator të këtij viti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›