Hoxhaj: Të shpërbëhen strukturat paralele në veri

“Serbia duhet të dorëzohet, duhet ta pranojë realitetin në Kosovë, dhe se politikanët serbë, fatin e tyre duhet ta kërkojnë brenda kufijve të Serbisë”. Kështu ka deklaruar ditën e sotme Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
"Zoti Tadic më shumë e promovon veten si president i serbëve në Ballkan, sesa si president i Serbisë. Kontrolli administrativ jashtë kufijve shtetëror, prodhimi I krizave jashtë kufijve shtetëror janë veprime kundër parimeve, idesë dhe politikës evropiane. Prandaj, strukturat paralele serbe në Kosovë duhet të shpërbëhen një herë e përgjithmonë", ka thënë Hoxhaj. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Bruksel, ka zhvilluar takime edhe me ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Bashkimin Evropian.