Rikostruktohet çerdhja tek Bregu i Lumit

Bashkia e Tiranës ka kryer rikonstruksionin e godinës që përdoret si çerdhe dhe kopësht për të vegjëlit e zonës së Bregut të Lumit. çerdhja ka kapacitet ku do të mund të akomodohen 80 fëmijë. Sipas Bashkisë së Tiranës rikonstruksioni dhe shtimi i ambienteve ka përmirësuar kushtet e godinës, përfshirë këtu sistemin qendror të ngrohjes, instalimin e radiatorëve, kuzhinën profesionale dhe pajisjen e ambienteve me standarde bashkëkohore. Në inagurimin e këtij ambienti për fëmijë ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama.
Ndërkohë njoftohet se në kuadër të kërkesave për këto shërbime, Bashkia e Tiranës po ndërton edhe dy kopshte të reja në zonat periferike të kryeqytetit, por dhe janë duke u rikonstruktuar dhe gjashtë çerdhe dhe pesë kopshte në Tiranë.