E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Referndumi në veri çon në izolim

Shefi i Zyrës Civile në Kosovë, Piter Feith ka thënë se komuniteti ndërkombëtar e kundërshton njëzëri mbajtjen e referendumit në komunat veriore.
 

“Referendumi i propozuar është një masë e prapambetur, e cila do të dëmtojë reputacionin e Serbisë dhe do ta dënojë veriun me izolim, ku do të përfitojnë vetëm politikanët ekstremistë. Qëllimi i referendumit është provokim dhe pengesë, që do të dëmtojë interesat e qytetarëve në veri”, ka thënë Feith për gazetën serbe Danas.
 

Ai ka theksuar se qytetarët e komunave veriore janë të lodhur duke qëndruar “në mes të dy shteteve” dhe sipas tij duan zgjidhje që do t`u mundësojë të punojnë, jetojnë dhe zhvillohen si gjithë qytetarët e tjerë në shtetet europiane. Feith ka vënë në pah se plani për zgjidhjen e situatës në veri gjendet në pakon Ahtisari.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›