E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia në kaos, digjen dyqane, kinema, banka ...

Dy kinema, një bankë dhe disa dyqane janë djegur në Athinë, në afërsi të universitetit, dhe flakët janë përhapur në katet e para të ndërtesave. Zjarrfikësit arritën në vendngjarje, duke u përpjekur ti shuajnë ato.

Sulm ndaj parlamentit, kaos, trazira, në flakë sheshi Syntagma në Athinë, ku mijëra protestues kanë rrethuar parlamentin grek i thirrur për të votuar paketën e kërkuar nga BE dhe FMN-ja . Mijëra njerëz janë mbledhur përsëri në fillim të pasdites para parlamenti për të protestuar kundër shkurtimeve dhe Evropës që imponon ato.

Policia është rreshtuar para Parlamentit me maska kundragaz. Ajri është mbushur me tym dhe shumë demonstrues kanë ikur në rrugët përreth, duke e lënë sheshin në mëshirën e grupeve anarkiste. Situata deri në ketë moment është në kaos, ndërsa deputetët në parlament po debatojnë për të votuar masa antikrizë në mesnatë.

Kryeministri Lucas mund të mbështetet tek mazhoranca e përbërë nga socialistët dhe Demokracia e Re.

Ndër masat që kanë shkaktuar zemërim në mesin e popullatës janë reformat radikale në tregun e punës, një rënie prej 20 për qind e pagës minimale dhe zbritje e pensioneve. Shkurtime drastike shpenzimesh dhe në sektorë të tillë si spitalet dhe pushtetet vendore, përveç shitjeve të bizhuterive familjare, të tilla si aksionet publike në naftë, gaz dhe ujë. Në shkëmbim, projekt-marrëveshja midis Greqisë dhe troikës e cila hap dritën jeshile të 130 miliardë eurove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›