Arrestohet djali i Gadafi

Pas rënies së regjimit të Gadafit, në gusht të vitit të kaluar, Sadi Gadafi pati iku në Niger, por autoritetet e këtij shteti deri më tani kanë refuzuar kërkesën e Tripolit për arrestimin dhe ekstradimin e tij në Libi.
Autoritetet e Nigerit sot njoftuan se edhe krahas arrestimit, nuk do ta ekstradojnë Sadi Gadafin në Libi.
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne do t’ia dorëzojmë Sadi Gadafin qeverisë, që do të ketë sistem të pavarur dhe të paanshëm gjyqësor”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë së Nigerit, Maru Amdu.
Sadi Gadafi është akuzuar se i ka shkelur rregullat për dhënien e azilit të Nigerit me dhënien e "komenteve subversive në një intervistë televizive". Në intervistën për televizionin “Al Arabia” transmetuar dje para arrestimit të tij, Sadi tërhoqi vërejtjen se është e mundshme një kryengritje e re në Libi, duke theksuar se është në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit në Libi, të cilët nuk janë të kënaqur me autoritetet e reja.