E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia arreston gjashtë anti-homoseksualë

Policia serbe ka burgosur disa persona të cilët dyshohen së bëjnë pjesë në një grup ekstremist që proteston kundër homoseksualëve.
 

Policia ndaloi të djelën zhvillimin e paradës së homoseksualëve dhe çdo lloj tubimi tjetër me qëllim parandalimin e protestave të dhunshme që përfshinë vitin e kaluar Beogradin.

Srxhan Grekuloviç, zyrtar në ministrinë e brendshme, tha se gjashtë ekstremistët e dyshuar të cilët janë burgosur ishin pajisur me maska të zeza dhe shkopinj bejsbolli.

Aktivistët për të drejtat e homoseksualëve në Serbi tërhoqën vërejtjen se ndalimi i paradës ishte një cënim i rëndë i të drejtave të njeriut.

Në vend që të marshonin në qendër të Beogradit, ata organizuan një debat për të diskutuar gjendjen e të drejtave të njeriut në shtetin serb, përfshirë diskriminimin e homoseksualëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›