E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ndërpret linjat hekurudhore drejt Maqedonisë

Autoritetet greke kanë ndërprerë pa asnjë paralajmërim linjën hekurudhore dhe destinacionin e trenave drejt Maqedonisë.
 

Kjo është bërë e ditur nga ndërmarrja e hekurudhave në Maqedoni e cila përmes një deklarate është informuar nga autoritetet e hekurudhave greke se transporti hekurudhor ndërshtetëror midis dy vendeve do të jetë i ndërprerë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.
 

Por, në anën tjetër nuk është dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë vendim të ndërmarrjes së hekurudhave greke. Kështu sipas mediave maqedonase linja sezonale Shkup - Selanik - Shkup është e vetmja që është active pasi të gjithë linjat e tjera janë ndërprerë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›