E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Fier, Angjelina Mema tregon ngjarjen tronditëse

Policia e Fierit ka bërë të mundur autorin e ngjarjes së djeshme në këtë qytet ku u vra një 60-vjeçar u plagos bashkëshorjta e tij. Oltion Toro, është arrestuar në periferi të qytetit të Fierit nga unifromat blu, pasi dyshohet se ka qëlluar më armë zjarri fqinjin e tij Nasi Mema ndërsa ka plagosur bashkëshorten e tij Angjelina Mema.
 

Në një intervistë për RTV “Ora News”, Angjelina Mema ka dhënë dëshmi tronditëse duke hedhur ditë mbi ngjarjen duke thënë se gjithçka kishte ndodhur pasi autori kishte prej 4 muajsh që nuk kishte paguar taksën e ashensorit. Ajo ka dëshmuar se konflikti kishte nisur në fillim me grushta ndërsa më pas autori Oltion Toro ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë kallashnivovin duke e zbrazur ndaj çiftit Mema.
 

“Burri im ishte administratori i pallatit. Ai kishte 4 muaj që nuk kishte paguar ashensorin ndërkohë që përdorte atë. Në fillim e qëlloi me grushta në korridor pastaj shkoi në shtëpi dhe mori automatikun duke qëlluar. Unë dola përpara burrit për ti ndarë” tregon Angjelina Mema e cila ndodhet në spitalin e Fierit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen “Apollonia”, në katin e katërt të pallatit ku Oltion Toro, i shoqëruar nga një i afërm i tij, ka shkuar në banesën e Nasi Mema, i armatosur me kallashnikov. Viktima ndodhej në banesë me bashkëshorten e tij dhe pasi , ka hapur derën është përballur me breshërinë e automatikut. Si pasojë, Nasi Mema ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Angjelina u ka mbijetuar plagëve në trup, por është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Fierit.

Shkak për këtë është bërë një konflikt disamujor midis 60-vjeçarit, që ishte administrator i një pallati dhe autorit banor në këtë pallat. Ky i fundit kishte katër muaj që nuk bënte pagesën për mirëmbajtjen e ashensorit. Edhe gjatë mesditës së të shtunës sherri ka vijuar me debate të forta, duke degjeneruar më pas në përdorimin e armës nga ana e të riut, Oltjon Toro, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë por është kapur nga policia në periferi të qytetit të Fierit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›