Rumania vendos për fatin e Basescu-t

Rumunët e zhgënjyer dhe të pamotivuar do të votojë sot në një referendum për të vendosur fatin e presidentit të të tyre.
Por më shumë se në fushën politike ky referendum do të varet nga pjesëmarrja e votuesve, pasi që të shpallet i vlefshëm më shumë se 50 përqind e votuesve duhet të japin votën e tyre.
"Mendoj që referendumi në këtë pikë ishte bërë i domosdoshëm" tha një kalimtare në Bukuresht. "Nuk e di nëse njerëzit janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij referendumi dhe nëse do të shkojnë të votojnë. Unë personalisht mund t`ju them që do e bëj, dhe do të votoj për heqjen e presidentit Basesku nga posti i tij".
Kryeministri Ponta ka qenë i pari që ka prezantuar në parlament një mocion për largimin e Baseskut nga zyra e presidentit. Mocioni shoqërohej nga akuza të rëndë si shkelje kushtetute.
Kjo shihet vetëm si një nga betejat e radhës mes presidentit dhe kryeministrit social demokrat Ponta.
Në shtator në Rumani do të mbahen zgjedhjet legjislative dhe parti e Pontës shihet si e favorizuar nga sondazhet. Basesku, i cili erdhi në pushtet në 2004 me premtimin se do të luftonte korrupsionin dhe do të modernizonte vendin, vjen në këtë sfidë me një popullaritet shumë më të ulët.