Greqia në 2050 do të ketë 25 milionë banorë
Athinë-Në 2050, 14 milionë emigrantë dhe 11 milionë greke do të jenë banorë të Greqisë. Një shqetësim i grekëve që mbart në vetvete nje realitet apo mit? Po studimet e kryera deri më sot të bazuara në ritmin e zhvillimeve të fakteve të emigracionit ka sjellë një shqetësim në shoqërinë dhe politikën vendase se, në 40 vitet e ardhshme do të ketë më shumë të huaj se sa grekë. Është një realitet apo një legjende e thurur në fenomenin e një ksenofobie?
Një studim i fundit i Sindikatave të Përgjithshme të Greqisë (GSEE), publikuar në gazetën “TO ARTHRO” më 8 prill të këtij viti, ka dhënë alarmin se në vitet e ardhshme në 2050, numri të huajve në Greqi do të jetë në 14 milionë, ndërsa i vendasve në shifrën 11 milionë. Në qoftë se ky studim do të ketë këto përfundime, atëherë për vendasit patjetër do të jetë një fenomen i pabesueshëm, ku numri përgjithshëm i popullsisë së përgjithshëm do jetë në 25 milionë banorë.
Ky studim mbështet në faktin se shumë emigrantë ekonomik vijnë në rrugë klandestinë dhe legalizohen menjëherë, duke ritur gjithnjë numrin e popullsisë. Numri i përgjithshëm I emigrantëve të legalizuar në Greqi është 598.477.
Nga ky numër 369,443 janë burra dhe 229.000 gra. Lidhur me përbërjen e komuniteteve numri i emigrantëve të ligjshëm është: Shqipëria 340.000, Bullgaria 66.00, Rumania 26.000, Ukraina 21.000, Pakistani 17.000, Gjeorgjia 14.000, Egjipti 12.000, Rusia 11.000, India 10.000, Moldavia 10,000 etj.
Flitet që çdo ditë në Greqi tentojnë që të futen me një mesatare prej 300 njerëz, po jo të gjithë ata që ndalohen nga organet kompetente të dëbohen nga ky vend. Kështu për vitin 2002 u ndaluan nga policia 58.000 dhe u dëbuan vetëm 11.000. Në vitin 2003 u ndaluan 51.000 emigrantë të paligjshëm dhe u dëbuan vetë 14.000. në vitin 2004 u ndaluan 44.000 emigrantë të paligjshme dhe u dëbuan 15.000. në vitin 2005 u kapën nga policia 60.000 dhe u dëbuan 21.000 emigrantë, ndërsa për gjashtëmujorin e parë të vitit 2006 ishin kapur 30.000 dhe kthyer 8.000. Nga këto shifra mësojmë se vetëm një e treta e numrit të emigrantëve klandestinë kthehen andej nga kanë ardhur.
Kjo gjë e ka arsyen pasi një numër i madh i emigrantëve u drejtohen drejtësisë ku në të shumtat e rasteve fitojnë përkohësisht qëndrimin e tyre, kjo më shumë tek emigrantët e ardhur nga vendet e varfra e ato të luftës, si Afganistan, Somalia, Irak, etj.
Gjithashtu Studimi thekson se në këtë mënyrë çdo vit qëndrojnë në Greqi rreth 30.000-40.000 emigrantë, po dhe kaq në numër janë të tjerë ku akoma nuk është bërë e mundur regjistrimi i numrit të tyre. Po me gjithë këtë nga Instituti I Sindikatave të Greqisë mendohet se çdo vit në Greqi numri i emigrantëve të paligjshëm rritet në 60.000 - 80.000. Duke u nisur nga ky fakt mendohet se në vitin 2050 rritja e popullsisë në Greqi do shkojë në 25 milionë banorë, ku vetëm 11 milionë do të jenë vendas.
Sindikatat greke: Është përrallë, se shpëtimi i sistemit të sigurimeve shoqërore do të shpëtohet nga kontributi i emigrantëve...
Si një përrallë të netëve të gjata të dimrit e parashikojnë mendimin se emigrantët janë shpëtimtarë të vërtetë të sistemit të sigurimeve shoqërore, si një burim në rritjen për të ardhurat në sigurimin e arkave për pensionet. Studimi i Institutit të Punës, GSEE-ADEDY të vitit 2005, hedh poshtë çdo mendim se emigrantët janë shpëtimtarët e vërtetë të këtij sistemi.
Shpetim Zinxhirija nga Athina