PS: Mjedisi jashtë vëmendjes
Tiranë-Partia Socialiste ka reaguar sot për çështjet e mjedisit, duke akuzuar qeverinë se nuk ka lidhur kontratat me institucionet përkatëse për të kryer monitorimin e cilësisë së mjedisit në Shqipëri. “Në një kohë kur për të qenë rezultatet e besueshme duhen minimalisht të kryhen 15 ditë monitorim në muaj, kanë kaluar 4 muaj pa bërë asnjë ditë monitorim. Monitorimi është një proces i detyrueshëm ligjor dhe qeveria e paaftë, e papërgjegjshme nuk e kryen atë në kohë dhe me standardet e vendeve të rajonit”-theksoi Besnik Bare, sekretar për Çështjet e Mjedisit në PS.
Sipas tij, fondi i caktuar për këtë qëllim është qesharak krahasuar me vende si Maqedonia dhe Kroacia, duke qenë 10 deri 30 herë më i vogël se këto vende. Bare tha se kjo mungesë përgjegjshmërie nuk është e rastit, duke nënvizuar se kjo lidhet me uljen e ndjeshme të kapaciteteve profesionale në Ministrinë e Mjedisit.