Miratohen marrëveshjet për by passin e Fierit dhe të Vlorës
Hapet drita jeshile për dy projekte të rëndiëshimë infratsruturore. Me 127 vota të e mazhorancës dhe të opozitës Parlamenti ka miratuar dy marrëveshje të qeverisë me BERZH për ndërtimin e bypass-eve të Fierit, e të Vlorës si dhe Fondin për Zhvillim të Abu-Dhabi për financimin e rrugës Tiranë- Elbasan. Megjithëse kanë kanë kërkuar llogari për procedurat që do të ndiqen duke dyshuar në zvarritjen e procedurave të zbatimit, deputetët e opozitës kanë votuar pro këtyre projekteve. Për këtë cështje dy Ministrat përkatës, ai i financave Ridvan Bode dhe i transporteve Sokol Olldashi thanë se dy by passet do të realizohen brenda afateve të përcaktura, deri në fund të vitit 2015, ndërsa rruga Tiranë- Elbasan parashikohet të përfundojë në 2013.
“Është e qartë që projekti Fier- Vlorë është në rast dështimi. Në këtë parlament janë miratuar marrëveshjet financiare për të dyja akset, dhe nuk janë bërë fjalë që vetëm janë vonuar. Vonesat në akset Fier-Vlorë dhe Fier- Tepelenë kanë të bëjnë sepse ministri e devijoi projektin” theksoi deputeti Arben Malaj.
"Nuk ka pasur dështim të projektit por problem teknik për të cilën është informuar. Ka pasur shtrirje të hartës së Apollonisë, dhe nuk mund të kalonim përmes Parkut Arkelologjik. Ka pasur një problem për Levan- Vlorë dhe e vetmja mënyrë për të zgjedhur ishte devijimi pasi autostrada prekte pjesën arkeologjike të qytetit të Apollonisë. Projekti i BE ka kosto reale. Për pjesën e Apollonisë ka kosto të përcaktuar qartë. Nuk ka asnjë problem në investimet publike në Shqipëri. I vemti problem që keni ju Malaj është se doni të tregoni radikalizëm” theksoi Olldashi.
Këto marrëveshje tha Ministri i Financave parashikohet të realizohen me interesa të ulëta dhe që nuk e rëndojne buxhetin e shtetit, cka sipas socialistëve këto kredi do të rrisin nivelin e borxhit publik. By pass i Fierit dhe Vlorës do të kapin një vlerë 130 milion euro, ndërsa 27 kilometra të rrugës Tiranë-Elbasan do të kushtojnë 300 milionë dollarë.