E Martë, 3 Nëntor 2026

Greqia në flakë, evakuohen qindra familje

Situata me zjarret në Greqi vijon të jetë kritike, teksa zjarrfikësit janë në luftë me flakët në 6 vatra, konkretisht në Alexandroupoli, Rodopi, Evia, Boeotia, Kythnos dhe Aspropyrgos.

Qindra familje janë evakuuar në Aspropyrgos, ndërsa në bashkinë Sostis është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.  

Tymi nga zjarri në zonën e Evros arriti rreth 950 kilometra në jugperëndim, duke mbuluar një sipërfaqe të barabartë me rreth 110,000 metra katrorë.

Temperatura e larta në zonë dhe era e fortë favorizon flakët, ndërsa sipas zyrtarëve zjarret mund të kenë qenë të qëllimshme. Megjithatë nuk është identifikuar ende asnjë person përgjegjës, teksa autoritetet janë përqendruar në shuarjen e flakëve./ Kathimerini

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›