Greqia në grevë, fluturimetbllokohen më 15 korrik
ATHINE - Trafiku ajror do të paralizohet sërish në Greqi më 15 korrik, për grevën e re të njoftuar nga sindikata e punonjësve publikë. Kontrollorët e fluturimeve kanë vendosur të bashkohen me protestën kundër planit për ringritjen ekonomike dhe reformën e pensioneve. Burime nga sindikata kanë bërë të ditur se kontrollorët që kanë edhe kërkesa specifike, nuk do të paraqiten në punë. Bllokimi i fluturimeve do të ndodhë nga ora 11:00 deri në përfundim të orarit të punës.
(GSh/BalkanWeb)
(GSh/BalkanWeb)