E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon-Kuci: Qeveriadhe EULEX të fuqizojnësundimin e ligjit në veri

PRISHTINE- Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi dhe shefit të Misionit EULEX, Yves de Kermabon, është mbajtur takimi i radhës i Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit, ku është vlerësuar lartë bashkëpunimit mes qeverisë dhe EULEX-it dhe është theksuar që ky bashkëpunim vetëm sa do të thellohet në funksion të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kuçi ka thënë se këto sfida të ditëve të fundit në veri kanë dëshmuar se ekziston nevoja imediate e rritjes së përkushtimit dhe intensifikimit të punës së EULEX-it, organizmave tjerë të sigurisë dhe qeverisë së vendit për të përshpejtuar funksionalizimin e gjykatave në veriun e Kosovës, për të përmirësuar institucionet e sigurisë, për të forcuar kontrollin kufitar dhe në përgjithësi për vënien e rendit dhe qetësisë publike edhe në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Nga ana e tij, Kermabon ka dënuar incidentet e fundit në veri të vendit duke theksuar se “EULEX-i ka vepruar në përputhshmëri me mandatin e tij si një përgjegjës i dytë i sigurisë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të veprojmë kështu”. Ai ka thënë se EULEX do të ofrojë asistencën e nevojshme për hetime, por ka porositur që “t’i shmangemi rritjes së tensionit dhe të kemi parasysh që qëllimi ynë i përbashkët është fuqizimi i sundimit të ligjit në tërë Kosovën në përgjithësi e në veri të vendit në veçanti”.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›