E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhani Ciko nderohetme titullin akademikndërkombëtar

TIRANE- "Academia Imperialis" i ka akorduar Mjeshtrit Zhani Ciko "Yllin e Artë Akademik Ndërkombëtar", me regjistrimin në Librin e Artë të Akademikëve të Mëdhenj.Në pergamenën e cila shoqëron Yllin, është shkruar: "I akordohet Ylli i Artë Mjeshtrit Zhani Ciko, sepse me profesionalitetin e tij të madh, impenjimin dhe humanizmin e spikatur, ka arritur të flasë për paqen dhe të frymëzojë ndjenjat më të thella të dashurisë së mrekullueshme universale, përmes gjuhës unike, e cila arrin direkt në zemrat e njerëzve: Muzikës". Nënshkruar nga Presidenti botëror i Akademisë, Francesco Imperiali di Francovilla.

Akademia Imperialis me qendër presidenciale në Francavilla, Qendër Kombëtare në Romë dhe Delegacioni Europian në Madrid është një nga akademitë më të vjetra evropiane, themeluar më 1705-ën nga Shkëlqesia e tij mbretërore, kardinali Giuseppe Renato Imperiali, me qëllim që të pasurojë dijet dhe favorizojë proceset e integrimit evropian dhe dialogun mes popujve përmes: "Promovimit të studimeve dhe iniciativave publike me referencë të veçantë për përkrahjen e kërkimit shkencor dhe tutelën e të drejtave njerëzore, si dhe implikimeve që varen prej tyre në fushën juridike, sociale dhe kulturore".

Akademia Imperialis i realizon synimet e saj përmes një Qendre Studimore Akademike dhe disa organizmave akademikë. Ajo kryen veprimtari të dendur dhe akordon tituj shkencorë akademikë të disa niveleve, ku titulli më i lartë është "Grand Academico Imperiali", të cilët akordohen pas propozimit nga Komisioni Qendror i Vlerësimit, i cili përmes studimit bën përzgjedhjet dhe përgatit kandidaturat sipas përmbushjes së kritereve të caktuara ku prevalojnë vlerat profesionale dhe humane, kontributi i gjatë në fusha që janë objekt i saj, si dhe konfirmimi ndërkombëtar i personaliteteve të përzgjedhura. Zhani Ciko i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me titullin "Mjeshtër i Madh", mban në të njëjtën kohë medaljen e lartë të akorduar nga shteti francez "Kavalier i Arteve dhe Letrave" dhe së fundi, Yllin e Artë "Akademik i Madh" i Akademisë Ndërkombëtare Imperialis. Ceremonia e dorëzimit do të organizohet në vjeshtë.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›