PS mbledh sotgrupin për negociatatme Berishën
TIRANE- Deputetët socialistë do të vendosin sot në lidhje me ecurinë e bisedimeve dhe negociatave me maxhorancën.
Grupi parlamentar i PS-së do të mblidhet sot, rreth orës 13:00, për të diskutuar për ftesën e bërë publikisht nga kryeministri Sali Berisha një ditë më parë.
I kontaktuar dje pasdite me telefon, nga “Gazeta Shqiptare”, kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi ka deklaruar se “nuk kemi ende një ftesë zyrtare”. Ndërsa, burime të tjera zyrtare nga PS, të cilave iu referohet GSH, thanë se ndoshta sot, mund të qartësohen gjërat dhe të merret vesh se si do të ecet në drejtim të vendosjes së një bashkëbisedimi mes palëve, për të arritur në zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
PS, nga ana e saj e ka gati projektin për kompromisin, sipas saj. Socialistët kërkojnë që të ngrihet komisioni hetimor me shumicë të anëtarëve nga opozita dhe me drejtim po të saj. Por, sipas propozimit të opozitës, ky komision duhet të lejohet që të hetojë dhe të vëzhgojë të gjitha materialet zgjedhore. Dhe, aty ku del e nevojshme të hapen edhe kutitë e fletëve të votimit. Por, për këtë pjesë nuk dihet ende se si është vendosur.
Nuk dihet se si është lënë edhe në negociatat e mbetura përgjysmë në Bruksel e Strasburg, nëse do të jetë Kuvendi, presidenti apo Gjykata Kushtetuese që do t’i kërkojë Komisionit të Venecias interpretimin për hapjen e kutive të fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Kjo është një çështje që do të hajë sërish diskutim mes palëve, por tashmë që kryeministri Berisha ka mandatuar kreun e grupit kuvendor të PD-së, Astrit Patozi, edhe PS do të duhet të përgatisë një qëndrim më të qartë, në varësi të situatës aktuale.
Lëvizjet rinisën pak ditë pas miratimit të rezolutës nga ana e Parlamentit Evropian, ku bëhet e qartë se kërkohet ngritja e komisionit hetimor, për të bërë të mundur transparencën e zgjedhjeve të 2009-ës. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur një presion të madh të ndërkombëtarëve, por asgjë nuk u arrit të zgjidhej për muaj me radhë. Dy krerët e grupeve më të mëdha parlamentare të PE-së, Daul dhe Schulz u përfshinë në një seri negociatash, edhe pse ato rezultuan të dështuara. Tashmë pritet të shihet nëse palët do të arrijnë një zgjidhje vetë.
(s.g/BalkanWeb)