Edi Rama nisi sotnjë vizitë në Greqiftesa nga Papandreu
TIRANë- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka nisur sot në Greqi një vizitë 4 ditore me ftesë të posacme të kryeministrit grek Papandreu. Pritet që lideri iopozitës të marrë pjesë në një takim të ngushtë mes drejtuesve të majtë europianë, takim ku marrin pjesë vec kryeministrit Papandreu edhe nën presidentja e Komisionit Europian baronesha Ashton. Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit te PS.
I shoqëruar nga sekretari për cështjet ligjore dhe koordinimin zoti Fatmir Xhafaj, si edhe nga deputeti Taulant Balla, Edi Rama zhvilloi sot një takim të frytshëm me sekretarin e përgjithshëm të Pasok dhe Drejtorin e Dërgjithshëm të partisë që sot qeveris Greqinë.
Gjatë këtij takimi, Rama falënderoi krerët e Pasok për mbështetjen që i kanë dhënë partisë socialiste por edhe kauzës së shqiptarëve për integrimin europian dhe liberalizimin e vizave. Nga ana tjetër, kryetari Rama e cilësoi si një hap historik të drejtën e votës që për herë të parë qeveria e Papandreut ua siguron edhe emigrantëve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi greke.
Nga ana e tyre, drejtuesit e lartë të Pasok shprehën mbështetjen e tyre për partinë socialiste shqiptare dhe uruan qe kriza politike dhe institucionale në Shqipëri do të mund të zgjidhet së shpejti përmes dialogut që ka në themel transparencën.
(m.a/BalkanWeb)