Rikthehet alarmi në Fukushima

Siç konfirmohet nga mediat japoneze, për arsye ende të paqarta, pati një aktivizim të bërthamës, ndonëse ajo është përfundimisht e ftohur dhe e qëndrueshme që prej dhjetorit.
Temperatura u rrit deri në 78 gradë Celsius, niveli më i lartë në dy muaj dhe detyroi punonjësit që mbikëqyrin situatën të injektonin një sasi të shtuar uji në reaktorë, për të mbajtur nën kontroll nxehtësinë.
Megjithatë, kompania që operon centralin e Fukushimës, “Tepco”, u shpreh se situata po administrohet qetësisht prej saj dhe se nuk ka vend për asnjë alarm.
Reaktorët provokuan një krizë serioze bërthamore në fillim të 2011-s, kur centrali u dëmtua rëndë nga dallgë deri 15 metra të larta, që u përplasën mbi strukturë pas një prej tërmeteve më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë, përgjegjës për vdekjen e më shumë se 15 mijë personave.