Romney fiton në Main

Kandidati republikan për president, Mitt Romney, ka fituar në garwn brenda-partiake në shtetin e Mainit, duke e mundur me vështirësi kongresistin Ron Paul.
Rezultatet tregojnë se Romney fitoi 39 për qind të votave, ndërsa Paul 36 për qind.
Romneyt i është dashur fitorja pas humbjes që pësoi në tri shtete nga ish-senatori Rick Santorum, në Kolorado, Minessota dhe Missouri, më 7 shkurt.
Santorum ka marrë 18 për qind të votave, ndërsa kandidati i katërt i republikanëve, ish-kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, New Gingrich, ka marrë 6 për qind.