Greqia në luftë civile, nëse del nga eurozona

Michalis Chrysohoidis
Ministri grek për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, Michalis Chrysohoidis, ka deklaruar se Greqia rrezikon të shkojë drejt luftës civile në qoftë se Bashkimi Evropian vendos ta largojë nga eurozona.
Nëse Greqia dështon të përmbushë të gjitha detyrimet e saj, të shlyejë të gjitha borxhet, situata do të bëhet e padurueshme. Do të mbizotërojnë bandat e armatosur dhe do të fitojnë ata që do të kenë më shumë kallashnikovë, ka thënë ministri në largim Chrysohoidis, raporton Indeks.hr
Edhe zëvendëskryeministri aktual grek, Theodoros Pangalos, ka thënë se nëse prishte marrëveshja me Bashkimin Evropian, Greqia pas gjashtë javëve do të mbetej pa para dhe nuk do të mund ti paguante dot pagat dhe pensionet. Në një intervistë për revistën londineze Sunday Telegraph, Pangalos ka thënë se është shumë i frikësuar nga ajo që po ndodh në vendin e tij pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat votuesit grekë, praktikisht, e kanë hedhur poshtë marrëveshjen e arritur me BE-në dhe FMN-në. /Indeks.hr/
Përgatiti: E.L