Greqia në prag të falimentit, në këmbim të ndihmës BE kërkon zbatimin e planit të masave anti-krizë

19-09-2011 / Gazeta 55
Greqia e rrezikuar nga falimentimi i shtetit ka siguruar ndërkombëtarët se do të përpiqet më shumë për kapërcimin e krizës së borxheve. Para zhvillimit të konferencës telefonike me inspektorët e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kabineti qeveritar do të planifikojë hapat e nevojshëm për kursimet, tha ministri i financave Evangelos Venizelos.
Në fillim të javës ai duhet të tregojë se si Greqia do të vendosë nën kontroll problemet financiare. Sipas të dhënave të Venizelosit, qeveria greke vazhdon të këmbëngulë për planet e mbulimit të borxheve të reja buxhetore nëpërmjet taksave. Detyrimet për uljen e kostove në shërbimin publik, do të kryhen vitin e ardhshëm.