Jemeni paralajmëron njohjen e Kosovës
JEMEN- Ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit, Abu Bakr Abdullah Al Qirbi, ka paralajmëruar njohjen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur nga vendi i tij.
Shefi i diplomacisë Jeminit theksoi se njohja e Kosovës është një ndër prioritetet e punëve të jashtme të qeverisë së Jemenit, raporton Telegraf.
“Ne kemi zhvilluar një sërë takimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vendet tona aleate, sidomos ato arabe, sikurse edhe me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim se është koha, që ashtu sikurse Katari dhe disa vende tjera arabe edhe Jemeni të njoh shtetin e Kosovës”,- deklaroi ministri i jashtëm i Jemenit.
“Njohja e Kosovë aktualisht është prioritet i qeverisë së Jemenit”, ka deklaruar në Gjenevë shefi i diplomacisë së Jemenit për agjencinë informative, duke shtuar se “në praktikë veni ynë e njeh Republikën e Kosovës, andaj për këtë njohje zyrtare mbetet vetëm kryerja e disa formaliteteve, çka edhe jemi duke bërë aktualisht”.
(e.m/BalkanWeb)