Klinton: Mbështesim shtrirjen e autoritetit në Kosovë
NJU JORK- Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë qenë në qendër të bisedimeve edhe në Nju Jork midis Sekretares së Shtetit Amerikan Hilari klinton dhe krerëve të lartë shtetëror të Kosovës presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Behxhet Pacolli.
Klinton theksoi se SHBA mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin e saj.
Sekretarja Klinton theksoi se roli i EULEX për vendosjen e rendit dhe ligjit është i një rëndësie të veçantë, pasi kjo shënon një përparim pozitiv dhe i inkurajoi autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë të punojnë ngushtë me këtë mision.
Duke përshëndetur bisedimet Prishtinë-Beograd, Sekretarja Amerikane e Shtetit nënvizoi se dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë për të vijuar përpara në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga duke e falenderuar Klinton për mbështetjen që SHBA i kanë dhënë procesit të krijimit të shtetit të pavarur dhe konsolidimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, i bëri me dije sekretares amerikane e aksioni në tri komunat veriore është ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si dhe me EULEX-in e KFOR-in.
Jahjaga nënvizoi se operacioni i ndërmarrë në veri ka për qëllim zbatimin e marrëveshjes për vulat doganore dhe është në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ajo tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të vendosin rendin dhe ligjin në veriun e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.
Ndër të tjera, presidentja Jahjaga vlerësoi se Ahtisaari Plus “nuk është zgjidhje, sepse do të rrënonte të arriturat në Kosovë dhe nuk do të garantonte integrimin, por do të çonte drejt ndarjes”. Presidentja e Kosovës tha se kjo do “kthente prapa sukseset e mëdha të dekadës së kaluar në arritjen e paqes dhe të pajtimit në rajon”.
(e.m/BalkanWeb)