E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi kandidat, Bregu: Dialogu politik mbetet prioritet për plotësimin e rekomandimeve. Opozita të votojë ligjet

19-09-2011 / Gazeta 55

Debatet në komisionin Parlamentar të Integrimit, Bregu – Ballës: “I ke kënduar Enverit edhe kur ai vdiq”

Një muaj para se të jepet Opinioni i radhës i Komisionit Europian për përmbushjen nga Shqipëria të 12 rekomandimeve për statusin e vendit kandidat në BE, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka raportuar sot në Komisionin e Integrimit. Në fjalën e saj ministrja e Integrimit Evropian tha se dialogu politik mbetet prioritet për plotësimin e rekomandimeve të BE dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Sipas ministres nëse do të ketë vullnet politik atëherë do të realizohet edhe reforma zgjedhore e cila është mjaft e rëndësishme për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme sipas standarteve europiane. Bregu theksoi se reforma zgjedhore duhet të realizohet në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë.
Sipas saj procesi i integrimit është vështirësuar pas bojkotit të gjatë të opozitës ndaj Kuvendit ndërsa ka shtuar se nëse opozita nuk do të votojë ligjet që duan shumicë të cilësuar atëherë vendi rrezikon të marrë vlerësim begativ nga Bashkimi Europian. Ministrja theksoi se mosfunksionimi i parlamentit solli ndikim negativ në raportin për Shqipërinë. Bregu tha se nëse PS bën taktika politike përgjigja do të jetë negative. Sipas saj, nuk ka më preteks që PS të pengojë integrimin e vendit. Minstrja theksoi se detyrë e PS tashmë është të caktoje emrat për Avokatin e Popullit, Gjykatës së Lartë dhe emrat për anëtarët e Kushteteses ndërsa vuri ne duje se mazhoranca është gati të plotësojë dhe rekomandimin ende të paplotësuar, atë të heqjes së imunitetit për deputetët.
“Jemi gati ta heqim nëse e propozon opozita”- tha ministrja.
Pas ministres, në Komisionin e Integrimit kanë reaguar deputetët e opozitës. Ermelinda Meksi kritikoi raportin e ministres duke vënë theksin se ishte i njëanshëm. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe deputeti socialist Taulan Balla. Deputeti socialist i kujtoi ministres raportin e OSBE-ODIHR ku sipas tij, raporti shprehet qartë se janë detyruar nëpunësit e administratës të dalin në mitingje. Bregu theksoi se kjo është shpifje e opozitës dhe një taktikë që PS e përdor për të bllokuar bisedimet. Balla vijoi me akuza ndaj ministres. Reagimi i ministres ishte i menjëhershëm duke iu drejtuar deputetit Balla se ai mbetet simpatizant i devotshëm i nomeklaturës komuniste të Enver Hoxhës. “Ti i këndoje Enverit edhe kur ai vdiq”- deklaroi më tej ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›