E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takim me delegacionin e Emirateve te Bashkuara Arabe

Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto priti një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të kryesuar nga Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit për Zhvillim. Ministri Haxhinasto dhe pjestarët të delegacionit theksuan marrëdhëniet shumë të mira, që ekzistojnë mes dy vendeve. Sipas bashkëfolësve në këtë takim, Shqipëria ofron alternative të ndryshme, sidomos në fushën ekonomike për forcimin më tej të këtyre marrëdhënieve. Kreu i ekonomisë shqiptare, Haxhinasto i parashtroi miqve arabë disa nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare ku Emiratet e Bashkuara janë të mirëpritura të investojnë si në sektorin energjetik, kryesisht në energjinë e rinovueshme, sektori i hidrokarbureve, kryesisht atë të gazit, apo edhe në sektorin e transportit. Tashmë investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë present në sektorin e transportit, siç është financimi i segmentit rrugor Tiranë – Elbasan.
Drejtori I Përgjithshëm i Fondit të Zhvillimit kërkoi rritjen e bashkëpunimit sidomos në fushën ekonomike, ku vuri theksin edhe në ngritjen e një komisioni për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve apo hapjen e një banke arabe të investimeve në Shqipëri.
Të dy palët ranë dakord për të rritur bashkëpunimin edhe në sektorë të tjerë me interes të përbashkët si sektori i turizmit dhe ai agro bujqësor ku Shqipëria ka potenciale të mëdha për të ofruar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›