E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inflacioni ne renie per Tetorin

Inflacioni ka vijuar rënien edhe gjatë muajit Tetor. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, inflacioni vjetor në Tetor zbriti në 2.4%, nga 2.6% që ishte një muaj më parë. Ndërkohë që në Tetorin e vitit të kaluar inflacioni arriti në 3%. Në detaj sipas këtyre të dhënave vihet re se në disa grupe cmimi ka vijuar rritjen ndërsa për grupe dhe nëngrupe të tjera çmimet kanë rezultuar në rënie. Kështu, krahasuar me muajin shtator, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” ka shënuar një rritje prej 0.2 përqind. Indeksi i nëngrupit “fruta”ka shënuar një rritje me 0.7 përqind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të rrushit me 20.6 përqind, portokalleve apo dardhëve. Çmimet kanë shënuar rritje edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupin “peshk”, “mish”, “qumësht djath e vezë” dhe“vajra dhe yndyrna”. Edhe indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ka shënuar një rritje prej 1.5 përqind, rritje kjo që ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të duhanit dhe çmimit të pijeve alkoolike. Në rritje ka shkuar për tetorin edhe indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” dhe indeksi i grupit “Shërbimi arsimor”.
Statistikat zyrtyare të INSTAT tregojnë se gjatë muajit tetor në ulje kanë qenë indeksi i grupit “zarzavate përfshirë patatet” me 4.1 përqind. Indeksi i grupit “Transport” me 0.1 përqind. Gjatë muajit Tetor çmimi i naftës shënoi një ulje prej 1.0 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.5 përqind. Edhe indeksi i grupit “Komunikimi” ka shkuar në rënie 0.2 përqind, ku mund të veçojmë uljen e tarifave të shërbimit të internetit nëpërmjet telefonisë fikse me 1.4 përqind.
Për të dytin muaj në radhë inflacioni po shënon rënie, duke mbetur në intervalin e poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë, si reflektimi kërkesës së dobët në ekonomi.

INDEKSI I ÇMIMEVE TE KONSUMIT NE TETOR
Ndryshimi krahasuar me shtatorin

“Ushqime dhe pije jo alkoolike” rritje me 0,2%
Nëngrupi “fruta” rritje me 0.7 %
“Pije alkoolike dhe duhan” rritje me 1,5%
“Veshje dhe këpucë” rritje me 0,5%
“Shërbimi arsimor” rritje me 1,9%

INDEKSI I ÇMIMEVE TE KONSUMIT NE TETOR
Ndryshimi krahasuar me shtatorin

“zarzavate përfshirë patatet” ulje me 4,1%
“Transporti” ulje me 0,1%
“Komunikimi” ulje me 0,2%

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›