E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika rizgjedh Obamen Romni pranon humbjen

Presidenti amerikan, Barack Obama nga shtabi e tij zgjedhor në Çikago, mbajti fjalimin e fitores, mes brohoritjeve të turmës së mbledhur. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mishel dhe 2 vajzat e tyre, Obama e nisi fjalimin duke iu falënderuar votuesve dhe duke ia atribuuar fitoren mbështetësve të tij. Obama tha se detyra për ta “bërë të përsosur misionin tonë, ka shkuar përpara… dhe arsyeja jeni ju”. Obama tha se “ne jemi një familje amerikane, dhe ne ngritemi, ose biem bashkë si një komb”, u shpreh presidenti i rizgjedhur, Barack Obama. “Me e mira do te vije për Amerikën. Do te flas me Romney për te punuar se bashku per vendin. dua te falënderoj çdo amerikan qe mori pjese ne këto zgjedhje. Edhe ju qe votuar për here te pare ju bëtë ndryshimin, ju bëtë qe zëri juaj te dëgjohet. Ju falenderoj qe me besuat, ju me ngritet, do t’ju jem mirënjohës për mbështetjen”, ka thënë nder te tjera Obama. “Ju na bëtë qe net e përqendrohemi tek shqetësimet tuaj. Ne do te punojmë se bashku për te përmirësuar sistemin e emigracionit, te rimëkëmbin ekonominë, te ulim taksat. Do punojmë për hapjen e vendeve te punës, mundësi te reja.  Por kjo nuk do te thotë se ju e keni bere punën tuaj. Roli i qytetarëve ne një shoqëri demokratike nuk mbaron duke dhënë votën, ju keni ende për te bere për vendin tone. Jemi fuqia me e madhe ushtarake ne bote, por kjo nuk na bën me te forte. Jam optimist, pasi pash shpirtin amerikan qe kërkon te ecë përpara. Unë jam krenar qe jam president i këtij vendi dhe presidenti juaj. Nuk kam qene kurrë me pare me optimist se sa sot”.
Barack Obama ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundrejt republikanit mIt Romni. Lajmi është konfirmuar nga vetë ai, nëpërmjet një mesazhi ne tuiter. “Ndodhi për meritën tuaj. Faleminderit”

07:04 Romney: "Shpresoj të mos ju kem zhgënjyer"
"Shpresoj të mos ju kem zhgënjyer” ka deklaruar Romni në një fjalim të shkurtër në Boston para mijëra mbështësve.
"Kombi ynë ka arritur –shtoi ai dhe jeton në një moment kritik dhe nuk mund të marrim përsipër një sjellje të gabuar. “Unë besoj në Amerikën –ka shpjeguar ai dhe në popullin amerikan”. “Zgjedhjet kanë mbaruar- përfundoi Romni, por principet e mia mbeten.

06:55 Romney: "Shpresoj që Obama të ketë sukses për vendin"
Mitt Romney njeh humbjen dhe falenderon mbështetsit: "faleminderit të gjithëve për mbështetjen, i kam telefonuaar Obamës dhe e kam uruar atë, famijljen e tij dhe mbështetsit e tij. “këto janë kohë për sfidat e mëdha të Amërikës dhe shpreosj që presidenti do të ketë sukses në drejtimin e vendit”- ka thënë Romni i cila falenderuar sërish bashkëshorten e tij. “An do të kishte qenë një zonjë e parë fantastike”

06:51 Romney i telefonon Obamës
Kandidati republican Mitt Romney i ka telefonuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta uruar për fitoren. Lajmi u konfirmua nga burime të afërta të Obamës.

01:21 Florida, Obama kryeson me 55%
Në Florida presidenti amerikan Barak Obama është në avantazh me 55% të votave, kundrejt 45 % të kandidatit republikan Mit Romni.

01:20 Exit poll Cnn: Obama kryeson në Virginia Virgina
Sipas exit polleve të Cnn, Obama është në avantazh në Virginia me 56% të votave

01:07 Exit poll Cnn: Obama kryeson në Vermont
Vermoni duket se ka shkuar ëpr presidnetin Obama. Sipas të dhënave nga exit poll i CNN, të cilat konfirmojnë parashikimet paraprake. Tre nga të zgjehdurit janë për presidentin Obama.

01:02 Exit poll Cnn: Në Indiana dhe Kentaki kryeson Romni
Siç ëhstë parashikuar edhe më parë, edhe Exit pollet e CNN konfirmojnë situatën në Kentaki dhe Indiana.
Për të fituar Shtëpinë e Bardhë duhen 270 të zgjedhur.

01:01 Exit poll Cnn: Balotazh në Virginia
Sipas exit polleve të përhapura nga Cnn, në Virxhina një nga shtetet vendmtare për zgjedhjen e presidentit amerikan, të dy kandidatët kanë ndaluar në 49%.

01:00 Mbyllen qendrat e votimit
Qendrat e votimit në Indiana, Georgia, Kentucky, Carolina e Jugut, Vermont dhe Virginia kanë mbyllur votimet.

00:35 Romney: "Kam shkruar fjalimin e fitores"
"Sapo kam përfunduar së shkruari fjalimin e fitores sime . janë rreth 1.118 fjalë”. Kështu deklaron Mitt Romney para mbërritjes ssë tij në Boston, ku priten rezultate e zgjedhjeve.

23:54 Exit poll, Romney në Florida, Obama në Ohajo
Florida dhe Karolina e Veriut janë kryesuese për kandidatin republikan Mit Romni. Janë exit pollet paraprake të Drudgereport, sipas të cilit presidenti amerikan Barak Obama kryeson në Ohajo, Nju Hampshire, Pensilvani dhe Nevada. Janë të dhëna jo zyrtare, të cilat duhet vlerësuar me kujdes, pasi votimi nuk është mbyllur ende.

23:42 Exit poll, për 6 në 10 amerikanë prioritet është ekonomia
Ekonomia vendos edhe zgjedhjen e presidentit amerikan. Sipas nje exit poll të Associated Press, 6 amerikanë në 10 kanë thënë që ekonomia është prioritet. Për 4 amerikanë në 10 ekonomia po rimerr veten, ndërsa shumica mendon që ekonomia po përkeqësohet dhe po qëndron në stanjacion.

22:11 Bob Dylan: Obama do të fitojë nga një sasi e madhe votash
“Obama do të fitojë nga një “lumë” votash. Është shprehur kështu këngëtari amerikan gjatë një koncerti në Visconsin.

21:53 Obama luan basketboll me dy yje të NBA-së
Obama sfidon pritjen duke luajtur një ndeshje në një palestër të Çikagos.Me të luajnë ehd edy yjet e NBA-së Scottie Pippen e Randy Broën, për një ndehsje supersticioze që nuk mungon kurrë në prag zgjedhjen e presidentit të SHBA-së.

21:23 Probleme në Ohio
Kohë e keqe për Barack Obamën në Ohio. Në qytetet e Toledos, Cleveland e Dayton, në bastionet demokratike janë prishur makinat elektronike që lejojnë votimet. Bëhët fjalë për skanerat optikë që lexojnë dhe regjistrojnë çdo skedë elektorale. Zbulimi në një blog të njërit prej votuesve të cilët monitorojnë rregullsinë e procedurabve të votimit.

21:21 Romney: Ditë e madhe për një ndryshim të madh
"Kjo është një ditë e madhe për një ndryshim të madh” këtë konfirmonon kandidati republikan Mit Romni në Cleveland, duke iu referuar vullnetarëve në një komison votimi.

19:10: Radhë të gjata në të ftohtë në Virxhinia
Në Virxhinia votuesit kanë pritur deri në katër orë në radhë për të hedhur votën e tyre. Ndërkohë që temperaturat shumë të ulëta e kanë bërë edhe më të vështirë pritjen. Ppr gjithësesi banorët duken të vetëdijshëm për rëndësinë që kanë votat në këtë shtet dhe kanëpritur me durim që në orën 7 të mëngjesit. Por pikërisht, fakti që votat e Virxhinias do të influencojnë bindshëm në zgjedhjen e kreut të shtëpisë së bardhë, ka bërë që të ketë polemika dhe debate në radhët e gjata mes mbështetësve të ndryshëm.

18:16 Proçesi i votimit, kaos në Florida
Pas hapjes së qendrave të votimit tashmë në të gjithë territorin amerikan, janë regjistruar radhë të gjata në Florida dhe në Virxhinia, vende në të cilat do të jenë shumë të rëndësishme votat elektorale. Në Florida ashtu si dhe pritej radhët janë shumë të gjata, ndërsa në veri të Majemit votuesit kanë pritur më shumë se tre orë në radhë. Ndërkohë që jashtë qendrave të votimit, ekipe vëzhguesish dhe juristësh demokratë dhe republikanë kanë bërë që tensioni në këto zona të jetë shumë i lartë.

17:43 Texas, nuk voton një kandidat republikan
Një kandidat republikan në Kongres nuk ka arritur të votojë në Teksas sepse sipas kompjuterit ai kishte votuar njëherë. Dejvid Roza ka denoncuar menjëherë këtë fakt.

17:39 Qendrat e votimit bosh në Atlantic City
Ndërsa në Atlantik Siti shtatë qendra votimi janë bosh si pasojë e kaosit që ka lënë pas uragani Sendi.

17:34 Obama: Kam votat e duhuar për të fituar
Presidenti Obama është shprehur i bindur se ka votat e duhura për të fituar dhe që priste një mbrëmje të mirë.
“Mezi po pres orën për të lexuar rezultat. Më pret një mbrëmje e mirë” ka thënë Barak Obama gjatë vizitës në një komitet të vogël elektoral në Çikago.

17:32 Obama uron Romneyn për fushatën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar rivalin republikan Mit Romni për betejën e fortë elektorale për Shtëpinë e Bardhë dhe u shpreh i bindur se do të merrte mandatin e dytë presidencial gjatë vizitës së tij në një nga zyrat lokale të fushatës ku ka falenderuar vullnetarët.
“Ne kemi besim që kemi votat e duhura për të fituar, por kjo sigurisht që varet nga votat që do të hidhen. Në këtë mënyrë unë i bëj thirrje të gjithëve që të shkojnë dhe të ushtrojnë këtë të drejtë të çmuar që kemi dhe që paraardhësit tanë kanë luftuar kaq shumë që ta kemi. Mezi po pres rezultatet dhe pres që të jetë një natë e mirë, por pavarësisht asaj që ndodh dua t’ju them se sa shumë ju vlerësoj, për mbështetjen dhe për punën që keni bërë për mua. Dhe sërish dua t’i bëj komplimentet e mia guvernatorit Romni dhe ekipit të tij për garën e fortë.”
Obama ka shprehur falenderimet e tij, ndërkohë që vullnetarët vazhdonin telefonatat për t’i bërë thirrje njerëzve që të dilnin në votime.

Sondazhet tregojnë se Obama dhe Romni janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe pse demokratët kanë një avantazh të lehtë në vendet kyçe.

Obama apo Romney?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe sfiduesi republikan Mit Romni janë në pritje të rezultatit pas një beteje të fortë elektorale, ndërsa sondazhet i nxjerrin kandidatët me të njëjtën përqindje që pritet të ndryshojë nga votat e pak shteteve. Nëse Romni do të fitonte do të ishte i pari mormon në postin e presidentit si dhe një nga amerikanët më të pasur që do të drejtonte Shtëpinë e Bardhë. Obama presidenti i parë me ngjyrë do të ishte i pari demokrat që do të merrte mandatin e dytë radhazi pas Bill Klinton në vitin 1996. Qendrat e para të votimit do të mbyllen në Indiana dhe Kentaki, në mesnatë me orën tonë, ndërsa të fundit gjashtë orë më vonë. Ndërsa rezultatet e para do të shpërndahen sipas traditës në Nju Hempshajër në orën 6 të mëngjesit me orën tonë. Ky proces votimi i jep fund një gare që analistët mendojnë se ka nisur gati dy vjet më parë dhe që ka kushtuar më shumë se 2 bilion dollarë. Edhe pse presidenti Obama kryeson aktualisht në sondazhe janë pikërisht shtetet kyçe, të cilat i mbajnë dy kandidatët ende shumë pranë njëri tjetrit. Presidenti Obama ka votuar në qytetin e tij adoptues të Çikagos duke u bërë presidenti i parë që voton para kohe. Ai ka vazhduar dhe orët e fundit fushatën elektorale. Pasi ka marrë pjesë në disa emisione të ndryshme televizive ai u ka telefonuar të gjithë zgjedhësve të mundshëm duke i kujtuar që të shkojnë të votojnë për të. Ndërsa Romni dhe bashkëshortja e tij kanë votuar në Belmont, Masacusets. Romni menjëherë pas votimit është shprehur se ndihej shumë mirë. Fituesi do të vendoset nga kolegji elektoral. 
Çdo shtet ka një numër të caktuar votash elektorale në varësi të numrit të popullsisë. Kandidati i cili do të marrë 270 vota elektorale do të jetë dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera sipas sondazheve republikanët pritet të ruajnë kontrollin e dhomës së kongresit, ndërsa demokratët do të kenë epërsi në senat. Presidenti Obama do të presë rezultatin në një qendër të konventës së demokratëve në Çikago. Ndërsa parashikohet një garë shumë e fortë të dy kandidatët kanë në gatishmëri një ekip avokatësh për përplasje të mundshme ligjore në numërimin e votave, veçanërisht në shtetin e Ohajos. Analistët shprehen se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë fituesi mund të mos shpallet pas mesnate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›