E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret homologun kroat, Ivo Josipoviç

TIRANË -  Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç nisi vizitën zyrtare dyditore në Tiranë, i ftuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Josipoviç u prit fillimisht nga presidenti Topi në Pallatin e Brigadave, ku u zhvillua edhe një ceremoni e posaçme.

Axhenda zyrtare e Presidentit kroat parashikon bisedime mes dy presidentëve, nënshkrim të një marrëveshje dypalëshe mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe më pas një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti Josipoviç pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjithashtu, Presidentit kroat do të japë një leksion në Universitetin e Tiranës, si dhe do të zhvillojë vizita në qytetin e Durrësit dhe në Kalanë e Krujës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›