Berisha, homazhe dhe lule në vendin e tragjedisë së Himarës
Himarë- Një buqetë më lule në nderim të viktimave të Himarës, ka vënë sot kryministri i vendit Sali Berisha në vendin ku humbën jetën 13 studentet e Universitetit Aleksandër Moisiu.
Krye i shteti u takua gjithashtu me mjekët e spitalit të Bashkisë së Himarës dhe qytetarë të kësaj bashkie , të cilat i ka falenderuar për ndihmën e parë që u dhanë viktimave dhe për solidaritetin e thellë që shfaqën.
Sipas kryeministrit në mungesë të ndihmës së qytetarëve të Himarës, jetë të tjera mund të ishin humbur.
Dua tju shpreh edhe njëherë falenderimin dhe mirënjohjen më të thellë të të gjithë shqiptarëve për reagimin e shpejtë, eficent, njerëzor, të përgjegjshëm që bënë qytetarët e Himarës ndaj asaj tragjedie shokuese për të gjithë shqiptarët, reagim i cili shpëtoi shumë jetë sepse nëse nuk do ishte ajo ndihmë e parë, ajo nxjerrje nga rrënojat e autobusit, ndoshta jetë të tjera do kishim humbur. Edhe ju keni bërë punë shumë të madhe, mjekët këtu kanë bërë punë shumë të madhe dhe me ato mjete që patën. Ajo ishte një ngjarje shumë tronditëse, por në atë fatkeqësi, ju në radhë të parë dhe më pas, të gjitha institucionet, reaguan me shpejtësinë më të madhe të mundshme dhe bënë që të shpëtohej ajo që mund të shpëtohej, u shpreh Berisha.
Dy vajzat që i mbijetuan këtij aksidenti janë ende në gjendje të rëndë në spitalet e Vjenës, ku u dërguan për kurim më të specializuar