E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia në zgjedhje të reja. Të mërkurën qeveri e përkohshme

ATHINE - Dështoi edhe tentativa e fundit e presidentit grek Karolos Papulias dhe krerëve të politikës, për krijimin e qeverie koalicioni.

2 orë takim nuk ka rezultuar në asnjë marrëveshje për krijimin e një qeverie uniteti, me qëllime kryesore, të mbante vendin në euro dhe të rishikonte kushtet e Memorandumit të masave, duke shmangur kështu përsëritjen e zgjedhjeve në vend. 

Kuvelis tha se në bisedime nuk u shtrua fare mundësia e krijimit të një qeverie uniteti të përbërë nga personalitete të njohura, siç kishte propozuar presidenti Papulias.

Edhe pas takimit në presidencë, ku mësohet se ka patur përplasje mes palëve, krerët e partive politike fajësuan njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje.

Duket se qëndrimi ndaj Memorandumit të masave ka qenë edhe sot pika kyçe, që i ka ndarë palët në mënyrë thelbësore.

ND dhe PASOK, fajësojnë partitë e majta që në emër të çlirimit të vendit nga Memorandumi, bllokuan marrëveshjen.

"Kemi pranuar qeveri edhe pa pjesëmarrjen tonë, por hasëm në një mur intolerance dhe arrogance," tha presidenti i ND, Antonis Samaras.

“Fatkeqësisht vendi shkon ne zgjedhje. U përpoqëm të bindim SYRIZA dhe DIMAR për partneritet, por ata nuk pranuan. Në takim mbizotëronte arroganca dhe aventurizmi”, deklaroi Venizelos pas takimit.

Panos Kamenos i Grekëve të Pavarur tha se forcat "promemorandum" iu shërbejnë kreditorëve të huaj, kundër interesave të vendit dhe akuzoi Samaras, se nxit zgjedhjet, me qëllim që të bëhet kryeministër. 

Tani është koha të finalizohet hapi që u bë më 6 maj dhe të dërgojmë forcat e të djeshmes në arkivin e historisë, deklaroi lideri i SYRIZA-s Aleksis Tsipras, duke ftuar popullin grek të ndëshkojë partitë që kanë përgjegjësi për memorandumin. "Morrëm vendimin që të mos tradhëtojmë shpresat dhe synimet e popullit. Partitë e memorandimit nuk kërkonin thjesht konsensus, por kërkonim ta linim vendin pa shpresë dhe të vendsnim nënshkrimin tonë në masa të varfërimit të popullit, diçka që nuk mund të bëhej”, tha Cipras.

Nga zyra e presidencës njoftohet se të gjithë liderët politikë do të mblidhen siç e parashikon Kushtetuta, për të krijuar një qeveri teknike që do të drejtohet nga njëri prej tre kryetarëve të Gjykatave Supreme të vendit dhe që do të përgatisë zgjedhjet e tjera, të cilat mund të zhvillohen më 10 ose 17 qershor. 

Mediat ndërkombëtare 

BBC: Bisedimet për qeveri në kolaps, zgjedhje të reja në Greqi 

The Guardian: Zgjedhjet e reja do çojnë në fitore të SYRIZA. Zgjedhjet e reja, përplasje me Treshen dhe falimentim
 
Zeit Die: Situata në Greqi, humbje në tregjet financiare të BE 

CNN: Greqia shkon në zgjedhje ku sërish rezultati do jetë i paqartë. Rrezik destabilizimi në eurozonë nëse del Greqia

Reuters: Dështojnë politikanëtr grekë, vendi hyn në aventurë të re 

The Wall Street Journal: Greqia duhet të miratojë masat e reja 

Washington Post: Rindizet frika për turbullira në ekonominë globale 

New York Times: A do jetë Trojka gati të negociojë me të majtët?

Deklarata

Deklarata paralajmëruese të zyrtarëve të lartë se Evropa është e përgatitur për një largim të mundshëm të Greqisë nga eurozona, por edhe kundër daljes së Greqisë nga euro. 

Eurogrupi i bëri presion Greqise të respektojë marrëveshjen duke e kërcënuar me prerje të fondeve.

Ministri gjerman i financave Wolfgang Shable përjashtoi ndryshimin e marrëveshjes shpëtimit. "Populli në Greqi duhet të dijë se ajo për të cilën ne kemi rënë dakord për Greqinë është një përpjekje krejtësisht e pazakontë," tha ai dje pas bisedimeve në Bruksel.

Burime nga nga KE dhe FMN lënë të hapur mundësinë e rinegociimit të disa pjesëve të Memorandumit, për të parandaluar fundosjen e vendit në recesion të thellë. 

Edhe presidenti i Eurogroup, Jean-Claude Juncker la të hapur mundësinë e shtrirjes së kohës për zvogëlimin e deficitit fiskal të Greqisë. Ai tha në një intervistë, se kryesore tani është formimi i qeverisë greke, e cila do të zbatojë programin e dytë rregullues, dhe cilësoi “absurditet dhe propagandë”, daljen e Greqisë nga Euro. Presidenti i Eurogroup, tha se "personalisht unë jam kategorikisht kundër daljes së Greqisë nga eurozona".

Nga ana e tij, Olli Rehn tha "Ne duam që Greqia të qëndrojë në euro që të kthehen kushtet e shëndetshme financiare, gjatë zbatimit të programit të dytë të rregullimit fiskal."

“Ne nuk do të fitonim asgjë nga një dalje e Greqisë nga eurozona," tha në mbledhjen e Eurogrupit ministri belg i Financave, Steven Vanakere. "Është e pakuptimtë të flasësh për gjëra që nuk do ta zgjidhin problemin e vërtetë dhe themelor, domethënë mbështetjen e konkurrencës dhe ekonominë," tha ai duke shtuar se "ne vazhdojmë të besojmë se mënyra më e mirë është brenda eurozonës." 

Po ashtu OBEZH mendon se “një falimentim i Greqisë do të thotë katastrofë sociale”. Ekonomisti i Organizmit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, Pier Carlo Padoan tha se, "sapo të kalojë parrugëdaljen politike që u krijua mbas zgjedhjeve, Greqia duhet të përparojë në zbatimin e masave për uljen e defiçitit dhe të luftojë shmangien fiskale”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›