Kriza në Greqi, liderët politikë sërish të martën te presidenti
ATHINE - Përfundoi pas rreth 50 minutash, pa ndonjë rezultat, takimi që presidenti i Greqisë Karolos Papulias zhvilloi në mbrëmje me liderët politikë Samaras, Venizelos dhe Kuvelis, ku mungonte lideri i SYRIZA, Aleksis Cipras.
Pas takimit nuk u bë asnjë deklaratë, por Venizelos iu tha gazetarëve se "tema nuk është mbyllur". Ndërkaq njoftohet se një takim i ri i liderëve politikë, me përjashtim të kreut të Agimit të Artë, do të zhvillohet nesër në ora 14:00.
Aleksis Cipras, që nuk mori pjesë në takim, duke thënë se nuk do të bashkohet me ndonjë koalicion duke e bërë shkurtime të mëtejshme.
Kuvelis ka këmbëngulur në qëndrimin e tij se nuk do të marrë pjesë në një qeveri pa SYRIZA, ndërsa presidenti ka sugjeruar krijimin e një qeverie me personalitete të njohur, që të kenë mbeshtetjen e palëve, opsion që do të diskutohet në takimin e nesërm.
Antonis Samaras nënvizoi domosdoshmërinë e mbështetjes së një qeverie “nga më shumë forca politike”. Ai kërkoi nga Presidenti i Republikës të analizojë propozimin me shkrim të Kryetarit të “Grekëve të Pavarur”, Panos Kamenos, nga i cili, siç tha, mund të pritet mbështetja e partisë së tij.
Kryetari i PASOK-ut, Evangjelos Venizelos, nënvizoi se, “mbështet si zgjidhje të domosdoshme një qeveri personalitetesh, për arsye se vendi gjendet në parrugëdalje”.
Ndërkaq shtohet ankthi dhe pasiguria për krijimin e një qeverie. Vendi gjendet i varur në një fije, e cila sa vjen e dobësohet nga dështimi i lëvizjeve politike dhe zvogëlimi i shpresave. Dështimi do të thotë zgjedhje të reja,të cilat, sipas sondazheve,mund të sjellin një qeveri, që mund të shkaktojë falimentimin dhe largimin e Greqisë nga euro, pasi SYRIZA që mund të dalë forcë e parë, kundërshton me forcë uljen e mëtejshme të shpenzimeve dhe kërkon të anulojë paketën e shpëtimit.
Shqetësim i madh ndihet edhe ne Bruksel, ku ministrat e Financave të BE diskutuan sonte krizën greke. Eurogrupi i bën presion Greqise të respektojë marrëveshjen duke e kercenuar me prerje te fondeve, ndërkohe që burime nga nga KE dhe FMN lënë të hapur mundësinë e rinegociimit të disa pjesëve të Memorandumit, për të parandaluar fundosjen e vendit në recesion të thellë.
Presidenti i Eurogroupit Jean Clod Juncker, komunikoi dëshirën e Europës, që Greqia të mbetet në euro. Gjithashtu nënvizoi se, Greqisë i duhet një qeveri e re, që të aplikojë programin dhe reformat, për të cilat ka nënshkruar marrëveshje. Ndërkaq së fundi, sqaroi se asnjë nga ministrat e Financave nuk diskutoi, për daljen e vendit nga eurozona.
Rreziku i largimit të Greqisë nga euro sot është më i madh, deklaroi ekonomisti i Organizmit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, Pier Carlo Padoan. Ai shtoi se, porsa të kalojë parrugëdaljen politike që u krijua mbas zgjedhjeve, Greqia duhet të përparojë në zbatimin e masave për uljen e defiçitit dhe të luftojë shmangien fiskale. “Një falimentim i Greqisë do të thotë katastrofë sociale” tha ekonomisti i OBEZH.
Lidhje te tjera Bruksel, presion i fortë mbi Greqinë nga Eurogroupi Revista gjermane Der Spiegel: Lamtumirë Akropol!