Greqia, nesër gjyq për dëmshpërblim nga Gjermania
ATHINE- Për herë të parë nesër, mund të hapet rruga për të gjykuar krimet e egra që bëri Gjermania në Luftën e Dytë Botërore dhe për dëmshpërblimin prej saj të Greqisë.
Nën interesin e madh të mediave, do të fillojë nesër në Hagë gjyqi për kompensimin gjerman, ku do të jenë të pranishëm edhe shumë autoritete lokale të qyteteve greke, ku janë vuajtur mizoritë e nazistëve.
Sipas gazetës Eleftherotypia, Greqia, Gjermania por edhe Italia do të përballen në një proces që do të zgjasë të paktën, gjatë gjithë javës së ardhshme.
Sfida kryesore për Greqinë është të vendoset që krimet e kryera nga ushtria pushtuese në një vend të huaj, janë ende të pa ndëshkuara nga drejtësia e shtetit, në të cilin ato u kryen.
Nëse gjykata vendos këtë, hap rrugën për të pretenduar kompensim për mizoritë e tmerrshme të gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore, shfarosjes në masë të popullsisë, djegien e fshatrave dhe fatkeqësitë e tjera të të gjitha llojeve.
Sipas gazetës Eleftherotypia, “pavarësisht rëndësisë së madhe të këtij rasti, qeveria greke, ruan tone të ulëta, ndoshta për shkak të rolit që ka Gjermania, në rrethanat aktuale të krizës ekonomike në Greqi”.
(s.g/BalkanWeb)