Kosovë, drejt finalizimit plani i rikthimit të kontrollit doganor
PRISHTINE- Autoritetet e Prishtinës dhe prania ndërkombëtare në vend janë afër finalizimit të një plani operativ për rikthimin e kontrollit doganor dhe policor në pikat kufitare në veri konform marrëveshjes së arritur ditë më parë në Bruksel për heqjen e embargos tregtare mes Kosovës dhe Serbisë.
E përditshmja kosovare “Express” shkruan se plani është hartuar nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe ai është pranuar në parim nga përfaqësues të EULEX-it, KFOR-it, Bashkimit Europian dhe Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Me tej shkruhet se plani parasheh që komandën doganore dhe policore ta marrin autoritet kosovare, derisa pjesa operative të bie mbi EULEX -in.
“Kjo do të thotë se doganierët e EULEX-it merren me procedurat e doganimit të mallit, derisa eprorë të tyre janë doganierët e Kosovës”, ka treguar një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti për Express. Sipas tij, ngjashëm veprohet edhe në rastin e policisë.
Sipas këtij burimi plani duhet të zbatohet prej datës 16 shtator dhe parashikon që fillimisht doganierët dhe policët do të vendosen në Pikën 31, derisa në Pikën 1 do të vendosen pasi që të krijohet infrastruktura e nevojshme. Siç dihet, Pika 1 është djegur nga banda serbe në fund të korrikut.
“Ndërkohë, KFOR’i, në bazë të kësaj marrëveshjeje, do të patrullojë dhe kontrollojë rrugët alternative mes Kosovës dhe Serbisë”
(s.g/balkanWeb)