E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia nis reformimin e sistemit te pensioneve edhe per pakicen greke ne Shqiperi

Instituti grek i Pensioneve OGA ka nisur reformimin e sistemit te pensioneve duke njoftuar kritere te reja edhe per banoret e pakices greke ne Shqiperi te cilet perfitonin nga ky sistem. Kriteret pritet te ulin numrin e perfitimit te pensioneve nga nje kategori e gjere e banoreve te pakices greke mbi moshen 65 vjec.

Banoret jetojne ne Gjirokaster dhe ne Sarande kryesisht ne zonat ruale. Keta banore nga burime jo zyrtare llogariten ne mbi 20 mije. Ata perfitonin deri tani nje pension nga 300 deri ne 500 dollare amerikane ne muaj ne kuadrin e nje financimi nga qeveria greke. Shifra eshte mjaft e konsiderueshme po te kihet parasysh qe pensionet shqiptare nuk e kalojne te 200 dollaret ne muaj. Ne zonen rurale kjo shifer eshte edhe me e ulet.

Ndryshimet ne dokumentacionin e pensioneve sipas burimeve zyrtare greke perfshijne riperteritjen e dokumenteve te identitetit deshmise se prejardhjes legalizimin e nje seri dokumentesh si ne institucionet shqiptare dhe ato greke deshmite nese personat marrin pension nga shteti shqiptar si dhe te dhena te tjera familjare.

Instituti grek i Pensioneve percaktoi 5 majin si afat te dorezimit te ketyre dokumenteve permes nje qarkoreje te njoftuar nga mjetet lokale te informimit. Dhjetera pensioniste jane dyndur ditet e fundit prane zyrave te administrates ne Gjirokaster dhe ne Sarande per te plotesuar dokumentet. Legalizimi i ketyre dokumenteve tani kryhet lirisht pasi selite konsullore jane lehtesuar nga liberalizimi i vizave dhe agjensite postare kane marr nje rol gjithnje e me te madh ne sigurimin e ketyre sherbimeve.

Vitin e shkuar shtypi qendror grek kishte folur per reformimine ketij sistemi pasi dyshohej se qindra pensioniste nga Shqiperia e perfitonin kete skeme ne menyre te padrejte. Sipas shtypit grek vendimi merrej prej krizes se thelle te ekonomise greke e cila nuk kishte kursyer edhe pensionistet pjesetare te pakices greke qe jetonin ne Shqiperi. Per shume prej tyre veshtiresite e marrjes se pensioneve filluan qe dhjetorin e vitit te kalur me disa praktika shtrenguese te autoriteteve greke ne terheqjen e pensioneve nga pensionistet prane Bankave te Greqise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›