E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat incident PS-LSI ne minibashkite 3 dhe 6

Deputete te partise socialiste jane shperndare neper njesite bashkiake ne kryeqytet per te kërkuar informacionin per pretendimin e tyre, se ne listat e zgjedhesve jane mijera emra qe po shtohen duke u transferuar ne njesite bashkiake te Tiranes. Ilir Gjoni dhe Erjon Brace ishin ne njesine bashkiake numer tre ku i kërkuan kryetarit te njesise Ilir Kokona transferimet e bera ne listen e zgjedhesve pas dates 8 mars, sqarime te cilat shkaktuan edhe incident mes tyre.

"Po të kërkoj sa njerëz janë shtuar në regjistrin civil të njësisë numër tre", iu drejtua deputeti Brace, zotit Kokona. "Aq sa ka pasur nevojë për të ardhur. Nëse keni ardhur si vagabondë këtu ju lutem dilni jashtë, si vagabond këtu mos të më vijë asnjë mua. Po dhunoni zyrat e shtetit", u shpreh kreu i njësisë bashkiake, Ilir Kokona.

Po vetëm pak minuta më vonë incidenti u përsërit dhe në njësinë bashkiake nr 6 mes deputetit Saimir Tahiri dhe kryetares së minibashkisë, Luzhiana Abazi që i përket LSI. "Përgjigja e Lulëzim Bashës për një protestë tërësisht paqësore të qytetarëve të njësisë bashkiake nr 6 mbi manipulimin e listave zgjedhore ishte rrethimi me policë i njësisë bashkiake dhe pengimi i qytetarëve për të vazhduar protestën, si dhe shoqërimi i disa protestuesve në rajonin nr 6", tha deputeti socialist Saimir Tahiri.

Ndërkohë deputeti Namik Dokle ka qenë në njësinë bashkiake nr 11 në Laprakë, Eduart Shalsi ne njesine bashkiake nr 8, dhe Ledi Shamku në njësinë nr 10.  Socialistët thanë se nuk po zbatohet ligji në bazë të të cilit nuk duhet të ketë zhvendosje të votuesve në lista deri 60 ditë përpara zgjedhjeve, përjashtuar kjo në raste të vecanta. Po sipas tyre, me mijëra votues janë duke u shtuar në listat e Tiranës, ku beteja e Tiranës pritet të jetë dhe më e ashpra.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›