Rama Zgjedhjet ne rrezik ska garanci per standarde
Per shkak te listave te zgjedhesve, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dha alarmin se zgjedhjet vendore të 8 Majit janë në rrezik. Në një konferencë për shtyp kreu i PS-së Rama theksoi se Shqipëria mund të rrezikojë që të zhvillojë një fars elektorale siç ndodhi dy vite më parë në zgjedhjet e përgjithshme. Ai gjithashtu beri publike edhe kërkesat e Partisë Socialiste per zgjedhjet e majit.
"Zgjedhjet e 8 majit janë plotësisht në rrezik nga qeveria ndërsa shqiptarët nuk mund të rrezikojnë të kenë një tjetër fars si ajo e 2 viteve më parë, pa standarde dhe pa transparencë që do të fundoste e më thellë besimin e cdo shqiptari tek e drejta e votës dhe zgjedhja e lirë. Unë sot zgjodha të thyej heshtjen e deritanishme në respekt të bisedave, përpjekjeve të bëra bashkarisht me ndërkombëtarët dhe tu them shqiptarëve se PS nuk ka kërkuar asgjë të jashtëzakonshme apo të pamundur për të garantuar procesin zgjedhor. Së pari, ne kemi kërkuar dhe këmbëngulur për transparencën e listave zgjedhore bazuar në kodin zgjedhor", tha Rama.
Rovena Moçka