PS sulm KQZ Ristani prodhon krize zgjedhore

Të gjithë akuzat e artikuluara dendur në adresë të kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, PS ia ka përcjellë këtij të fundit, drejtpërdrejtë në komisionin e ligjeve. Gjatë raportimit për punën e KQZ në 2010-n, deputetet e majtë akuzuan Arben Ristanin si një njeri që zbaton urdhrat e maxhorancës. Akuza këto të mohuara në mënyrë kategorike nga ky i fundit.
"Detyra e komisionerit në KQZ është të rrijë në KQZ dhe të bëjë detyrën e tij. Të vish dhe të ikësh, e të hysh e dalësh është lojë për mua", tha Ristani. "KQZ sot që flasim është qendra e krizës politike në Shqipëri. Dhe ky zotëria vjen e thotë e kishin lojë kolegët e mi që vinin e nuk vinin në Parlament. Zotëri nuk është kjo tavolinë pjesa konfidenciale", tha Pandeli Majko, deputet i PS.
"Herën e parë kryeministri tha se nuk do të hapen dhe ju dolët thatë do digjen. Si ka mundësi që nuk ndodh të dilni ju njëherë përpara kryeministrit për këtë cështje", iu drejtua zotit Ristani deputeti socialist Saimir Tahiri.
"Ne kemi pasoja pikërisht për shkak të vonesës. Kutitë shtesë për shembull që duhet të merrnim, po vijnë nga Kanadaja dhe ne jemi në siklet për këtë cështje. Duhet të ishin marr që në 2010, dhe sigurisht me shtesa financiare dhe me vuajtje të KQZ sepse kondicionohen shumë veprimtari nga kjo", u përgjigj Ristani.
Ristani ka njoftuar gjithashtu se është drejt përfundimit dërgimi i materialeve zgjedhore në Arkivën e Shtetit. Ndërsa komisionerët jo politikë të KZAZ-ve do të vazhdojnë punën normalisht, pavarësisht emrave të sjellë nga PS dhe PBDNJ.
Elona Gjylmi