Meta Prokuroria deshtoi Ina Rama mashtroi Kuvendin
Kryetari i LSI Ilir Meta ka deklaruar se Prokuroria ka dështuar me hetimet e cështjes së videopërgjimit të tij me Dritan Priftin. Ai akuzon prokurorinë se e ka mashtruar Parlamentin dhe se është bërë palë në fushtën elektorale.
"U bënë gati tre muaj dhe unë kam pasur vullnetin për të bashkëpunuar që ditën e parë së bashku me avokatët e mi. Dihet se gjithçka ka qenë manipulim dhe montim dhe kjo është vërtetuar në një nga laboratorët më të avancuar të Europës. Dihet njëkohësisht se prokuroria ka gënjyer parlamentin me informacionet që ka çuar për këtë çështje në rastin e kërkesës për heqjen e imunitetit tim. Dhe natyrisht që të gjithë në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë e dinë se për shkak të kryeprokurores Rama, prokuroria është përfshirë prej kohësh në një fushatë elektorale", deklaroi Meta.
Albanian Screen