E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia nuk arrin objektivat për deficitin buxhetor

Deficiti buxhetor i vitit 2011 parashikohet të jetë 8.5% e GDP-së, më i ulët se 10.5 që ishte në vitin 2010 por më i lartë nga objektivi prej 7.6 për qind i vendosur nga liderët ndërkombëtarë.

Qeveria, e cila të dielën miratoi draft buxhetin për vitin 2012, fajësoi mungesën në thellimin e recensionit.
Bursat e ndjenë menjëherë lajmin e keq dhe ranë me shumë pikë, kështu bursa e Hong Kongut ra me 5% ndërkohë që e Australisë me 2.7 për qind.

Shifrat vijnë në një kohë që inspektorët e FMN-së, BE-së dhh BQE-së janë në Athinë për të diskutuar nëse Greqisë do t’i jepet kësti i radhës i kredisë apo jo.

Greqisë i duhen 8 miliardë euro për të shmangur falimentimin e sigurt muajin tjetër./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-03 09:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›