E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë

Ai theksoi se Izraeli duhet të rifillojë bisedimet për paqe me palestinezët dhe të rivendosët në vend marrëdhëniet e mira me Turqinë dhe Egjiptin. Paneta foli teksa po udhëtonte për në Lindjen e Mesme për bisedime me liderët palestinezë dhe izraelitë.

Përpjekjet diplomatike janë intensifikuar kohët e fundit për të shtyrë të dyja palët të rikthehen në bisedimet për paqe të cilat u braktisën në shtatorin e vitit të kaluar.

Izraeli ka rënë dakord në princip për bisedime të tilla, por palestinezët kërkojnë që më parë Izraeli të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve për kolonët në territoret e pushtuara.

Izraeli javën e kaluar shpalli planin për ndërtimin e 1100 shtëpive të reja në një rajon të pushtuar në Jerusalemit Lindor, në tjetër planin i dënuar ndërkombëtarisht dhe një tjetër pengesë për paqen.

“Është shumë e qartë, në këtë kohë dramatike në Lindjen e Mesme kur kanë ndodhur kaq shumë ndryshime, nuk është mirë për Izraelin që gjithnjë e më shumë të izolohet. Dhe kjo është ajo që ka ndodhur”, theksoi Paneta gjatë një prononcimi për Gazetarët në bordin e “US Air Force”. Paneta pritet të takohet me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe me ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-03 10:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›