E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia nuk do t'i shesë ishujt

ATHINE-Gjatë një takimi të gjatë me kabinetin e tij qeveritar kryeministri grek Jorgos Papandreu iu ka prerë rrugën skenarëve për zgjedhje të parakohshme dhe për shitjen e tokës shtetërore, në zbatim të kërkeses së trojkës për shitjen e paurive shtetërore në vlerën 50 miliardë euro deri në vitin 2015.
“E kam thënë shumë herë; do përfundojmë mandatin 4 vjecar kemi dhe 2 vjet e gjysmë për të bërë punën tonë” – tha ai, duke theksuar se për të larë borxhin e madh që ka Greqia, në asnjë mënyrë nuk do shitet asnjë copë tokë greke.

Por, edhe pse me 4 ditë vonesë nga deklarata e Trojkës, kryeministri grek pranoi se ka rënë dakort për përfitimin e shumës 50 miliardë euro duke shitur pasuri shtetërore, pa përcaktuar saktë se cilat janë këto pasuri.

Në një përpjekje për të larguar përshtypjen se po shiten pasuritë shtetërore, qeveria ka thënë se nuk është qëllimi i saj shitja e pasurive, por një plan vlerësimi i saktë për shfrytëzimin e drejtë të tyre.

"Qeveria ka një pasuri të patundshme me vlerë mbi 270. miliardë euro, një sasi përafërsisht e barabartë me borxhin public që shkon në 330 miliardë euro. Pronat shtetërore janë ende të pashfrytëzuara. Për këtë arsye, qeveria thotë se do fillojë një program ambicioz, i cili do shtrihet në shumë fusha, duke përfshirë, energjinë, transportit, telekomunikacionit, pasuritë e patundshme, shërbimet komunale dhe bankat, nga shitjet e drejtpërdrejta, me koncesion, me tendera, privatizim, aleanca strategjike etj – ka sqaruar zëdhënësi i qeverisë.

Ndërkohë opozita deklaron se është pro vlerësimit dhe shfrytëzimit të pasurive shtetërore, për të shlyer borxhin.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›