E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Ta ruajmë hapin me Realin

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se sfida e Blaugranëve është ta ruajë ritmin në La Liga me rivalin e tyre Real Madridin.

“Ne jemi dhjetë pikë prapa, por loja jonë thotë se ne nuk jemi shumë larg. Sfida jonë është ta mbajmë ligën të gjallë dhe kjo është detyra e jonë”.

“Ne duhet të vazhdojmë në këto tre muaj të mbetemi në garë siç bëmë sot. Nëse ekipi luan në nivelin e sotëm, nuk shqetësohem nëse tema rreth të ardhmes time është ajo që pushton titujt kryesor”, ka thënë Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›