E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në Bulqizë, përplasje me policinë, minatorët hyjnë sërish në grevë urie

Mëngjesi i sotëm ka nisur me tension në qytetin e vogël të Bulqizës, ku prej muajsh po luhet një dramë e rëndë, tipike për vendet e botës së tretë. Minatorët kanë vendosur të rinisin grevën e urisë. Por ata nuk janë lejuar të hyjnë në galeri për të zhvilluar grevën. Pasi nuk janë lejuar të hyjnë në galeri minatorët kanë nisur grevën pranë rrethimit të minierës dhe zyrave të kompanisë koncesionare ACR pasi këto të fundit mbahen nën kontroll nga policia. Në momentin që janë afruar pranë zyrave të kompanisë, ka pasur përplasje me policinë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›