E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis viziton sot Prishtinën në cilësinë e kryesuesit të radhës të OSBE -së. Bakojanis do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Ajo do të ketë edhe një takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.Bakojanis vjen në Kosovë një ditë pas vizitës që zhvilloi në Beograd. Ajo bëri të ditur se Greqia ende nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën. Lajmi është bërë i ditur për mediat serbe nga vetë ajo. Në cilësinë e përfaqësues së OSBE-së, Bakojanis dje vizitoi Serbinë ku u takua me krerët e shtetit serb. "Greqia vepron gjithnjë duke u bazuar në interesat e saj kombëtare dhe të ruajtjes së stabilitetit të rajonit", ka thënë Bakoyannis. Ndërsa ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë që Kosova të bëhet pjesë e OSBE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›