E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Apelit: Gjykata na neglizhon

TIRANE- Prokuroria e Apelit vlerësoi sot gjatë analizës së punës një vjetore të këtij institucioni se ka qënë e pambështetur nga Gjykata e Apelit për politikat që ka prezantuar gjatë vitit 2009.
Prokurori i Apelit, Shkelqim Hajdari gjatë prezantimit të raportit të punës vjetor ka kritikuar se nuk i janë dhënë në dispozicion brenda afatit ligjor vendimet.
Sipas Hajdarit, mungesa e transperencës ka vënë në vështirësi prokurorët.
Kritikat ndaj Gjykatës së Apelit kanë vijuar edhe duke e karakterizuar këtë insititucion gjyqësor si aspak të organizuar dhe me mungesë serioziteti në punë. “Nga 290 apele, Gjykata ka pranuar vetëm 34 prej tyre për vitin që shkoi. Pra janë pranuar vetëm 11% e apelimeve”, cilësohet ne raportin vjetor të punës së kësaj gjykate.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›